Asnjë humbje jetë gjatë 24 orëve të fundit, lidhur me situatën Covid-19.
Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit janë kryer 1,227 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me Covid-19, 64 qytetarë.
Sakaq, 503 pacientë janë aktiv me Covid-19 në të gjithë vendin.
Ndërkohë, po marrin trajtim 16 pacientë, nga të cilët 1 është në gjendje më të rënduar.