Muaj i begatë i Ramazanit, ja si ta bëni më të thjeshtë agjërimin

Tepër e rëndësishme është të mos agjëroni pa syfyr gjatë Ramazanit. Syfyri parandalon ngadalësimin e metabolizmit dhe kështu mund të parandalohet shtimi në peshë.

Uz. nga Memorial Health Group Medstar Antalya Hospital Department Gastroenterology. Dr. Hilmi Dikici dha informacione për rëndësinë e sahurit dhe iftarit në Ramazan.

Për syfyr preferohet të konsumoni djathë, zarzavate dhe fruta

Mos konsumoni një iftar të rëndë, por atë të ekulibruar. Nëse është e mundur, duhet të preferohen vezët, kosi, djathrat pa yndyrë dhe zarzavatet si nenexhiku, majdanozi, borziloku dhe kopra duhet të konsumohen me bollëk. Këto ndihmojnë frymëmarrjen dhe risin fuqinë pastruese të trupit.Nëse nuk mund të ngriheni për syfyr, do të jetë e dobishme të konsumoni 1 gotë kefir, 2-3 hurma dhe 2-3 arra të plota para se të shkoni në shtrat.

Kërpudhat e konsumuara në syfyr ju bëjnë të ndiheni të ngopur

Përdorni përzierjet e proteinave dhe perimeve, duhet të konsumohen opsione të tilla si menemen dhe omëleta. Ushqimet e pasura me proteina ju mbajnë të ngopur më gjatë se të tjerët. Kërpudhat janë një ushqim ideal për shkak të veçorisë së tyre të ngopjes. Nuk duhet të konsumohen produkte të skuqura.

Ndani iftarin përgjysmë

Pjatat që pasurojnë tryezën duhen shmangur, sepse janë të pasura me kalori. Argjerimi duhet të prishet me ujë dhe hurma. Më pas konsumoni supë,  si dhe me patjetër të ngriheni nga tavolina për të bërë një pushim për 10-15 minuta.

Shmagni patatet e  skuqura

Duhet të shmangen gatimet e skuqura dhe të mishit të pastër, së bashku me qebapët e yndyrshëm, pastat dhe të gjitha ushqimet që përmbajnë miell. Duhet pasur parasysh se përmbajtja e yndyrës në ushqimin e ngrënë ose të porositur jashtë do të jetë e lartë, duke shkaktuar kështu shtim në peshë për shkak të kalorive të tepërta.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *