I dënuar për vrasje në vitin 2015, ndëron jetë në spitalin psikiatrik 53 vjeçari (Emri)

Një 53 vjeçar ka ndëruar jetë ditën e sotme në spitalin pskiatrik të Shënkollit.

Shtetasi Besnik Spaho, ka ndëruar jetë si shkak i një arrest kardiak. Spaho po vuante dënimin ndaj vrasjes për shkak të marrëdhënieve familjare mbetur në tentativë në vitin 2015.

53 vjeçari ka qënë i shtruar së fundmi në spitalin psikiatrik ku edhe gjeti vdekjen.

Njoftimi i Plotë:

Një pacient me masë mjekësore “Shtrim i përkohshëm në një spital psikiatrik” vendim i dhënë nga Gjykata e Krimeve të Rënda, Tiranë, ka humbur jetën sot në spitalin e Lezhës, pasi ka nisur të ndihet keq në ambientet e përshtatura për këta persona në IEVP Shënkoll. Besnik Spaho, i datëlindjes 14.09.1969, ishte dënuar në vitin 2015 me akuzën për vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare mbetur në tentativë, neni 79/c-22 i Kodit Penal.

Mjeku i gatshëm i IEVP ka njoftuar në orën 15.48 minuta se pacienti po ndihej keq. Në orën 16.05 i transportuar nga ambientet e institucionit, ka mbërritur në spitalin rajonal të Lezhës, ndërkohë që është shpallur i vdekur në orën 16.15. Si shkak i vdekjes dyshohet arrest kardiak. Materialet i kaluan organeve të tjera për procedura të mëtejshme.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *