2700 civile janë evakuar nga rajoni ditën e sotme, por forcat ruse nuk ndalen dhe bombardojne njerëzit që po evuakuoheshin nga qytetet.
“Është e pamundur të negociosh me ‘Orkët’”, tha Serhiy Haidai.
“Rusët po godasin qëllimisht gjatë evakuimeve. Pati predha pranë vendeve të takimit. Për fat të mirë, të gjithë janë gjallë”, shtoi ai.
Haidini, ndër të tjera shton se disa ton ndihma humanitare nuk janë mundur të merren sepse u bombarduan.
“Më lejoni t’ju kujtoj se evakuimi vazhdon. Autobusët ju presin çdo mëngjes”, tha ai.