Një muaj i begatë ka filluar ditën e sotme për të gjithë besimtarët myslimanë. Prej mëngjesit të kësaj të shtune, dhe përgjatë një muaji të gjithë besimtarët do të jetojë muajin e bekuar të Ramazanit.
Sakaq, agjërimi ka nisur edhe në burgje, ku një numër i madh të dënuar, mbajnë agjërim në këtë muaj të bekuar.
Admir Abrija, drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, ka kryer një inspektim ditën e sotme në IEVP Fushë-Krujë, ku dhe ka parë më nga afër situatën dhe kushtet në të cilat ndodhen të dënuarit.
Sakaq, nuk ka nguruar edhe të urojë besimtarët myslimanë në këtë institucion.
Abrija, ka qenë i shoqëruar edhe me Imamin Ahmed Kalaja, ku kanë diskutuar rreth reflektimit dhe paqes.
Drejtori, ulur këmbëkryq me të dënuarit kanë krijuar një atmosferë, kur i ka dhënë mundësi të dënuarve të shprehin kërkesat dhe ankesat që këta të fundit kishin.
Ndërkohë, drejtori i Burgjeve u ka përcjellë atyre edhe porositë e ministrit Ulsi Manja për përmirësimin urgjent të infrastrukturës.
Për njësinë IEVP, Fushë-Krujë, janë bërë gati projektet për përmirësimin e kushteve.