Deputeti konservator, foto me viza KOKAINE mbi tavolinë, partia e pezullon

Kokainë dhe një sërë akuzash për ngacmime seksuale janë bërë shkaku për pezullimin nga detyra e deputeti konservator të Britanisë, David Warburton.
Partia e ka marr këtë masë pezullimi ndaj deputetin pasi akuzohet se ka ngacmuar seksualisht tre gra, ndërsa në një foto është shfaqur ulur pranë një tavoline, ku ka katër viza kokainë.
Fotografia e Ëarburton, e publikuar nga Sunday Times , thuhet se daton nga shkurti. Gjithashtu një grua ka denoncuar deputetin duke thënë se ai shkoi në shtëpinë e saj, konsumoi drogë dhe tentoi ta zhvishte duke e prekur pa dëshirën e saj në zona intime.
Autoritetet po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes apo dhe të denoncimeve të tjera ndaj politikanit.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *