Përgjaket aksi Fushë Krujë- Tiranë/ Ndërron jetë një person, mes të plagosurve edhe 2 të mitur

1 person ka humbur jetën dhe 4 të tjerë të plagosur është bilanci i aksidentit të ndodhur mëngjesin e së dielës në aksin rrugor Fushë Krujë-Kamzë.

Si pasojë e plagëve të marra  82- vjeçarja që po udhëtonte bashkë me katër persona të tjerë nuk ka mundur të mbijetojë.

Ndërsa, shoferi dhe tre pasagjerët e tjerë janë duke marrë kujdes shëndetësor te spitali i Traumës në Tiranë. Bëhet fjalë për drejtuesin e mjetit A. B., 41 vjeç dhe pasagjerët G. D., 37 vjeç e A. M. dhe B. M., që janë të mitur.

Ngjarja ndodhi rreth orës 08:30 kur 41-vjeçari, si pasojë e shpejtësisë dhe lagështisë humbi kontrollin e automjetit dhe përfundoi në kanal.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *