Prokuroria i bën “gropën” Arben Grop-ës, i konfiskohet pasuria me vlerë 800 mijë euro dhe burgim maksimal

Prokuroria e Fierit ka kërkuar konfiskimin e pasurisë prej 800 mijë eurosh të shtetasit Vangjel Zijaj, që ndryshe njihej edhe si Arben Gropa.
Zijaj akuzohet për pastrim parash, trafik të drogës dhe shfrytëzim të prostitucionit.
Ai është dënuar me 29 vjet burg nga drejtësia italiane, për akuzat e lartpërmendura.

Njoftimi i Prokurorisë së Fierit:
Prokuroria: Të kryhet konfiskimi dhe kalimi në favor të shtetit të çdo pasuri të të pandehurit Vangjel Zijaj (Arben Gropa), vlera e së cilës i korrespondon produktit të veprës penale “Pastrimi i produkteve te vepres penale, ose veprimtarise kriminale”, – objektit ndërtimor të tjetërsuar në formën e kontratave të shitblerjes tek persona të tretë, vlerësuar sipas aktit të ekspertimit në 800.000 euro.
Me vendimin nr.103 datë 10.03.2022, pranohen konkluzionet e prokurorit dhe Gjykata e Shkallës së Parë Fier ka vendosur përfundimisht:
Deklarimin fajtor të të pandehurit Vangjel Zijaj (Arben Gropa) për kryerjen e veprës penale te “Pastrimi i produkteve te vepres penale, ose veprimtarise kriminale”, të parashikuar nga neni 287/1, gërmat “a” dhe “d” i K.Penal dhe dënimin e tij me 05 vite burgim.
Deklarimin fajtor të të pandehurit Romerto Gropa, (Kristian Gropa) për kryerjen e veprës penale te “Pastrimi i produkteve te vepres penale, ose veprimtarise kriminale”, të parashikuar nga neni 287/1, gërma “d” e K.Penal dhe dënimin e tij me 03 vite 04 muaj burgim.
Në aplikim të nenit 36 të K.Penal, pika 1 gërma “ç” dhe nenit 190 pika 1, gërma “a” të K.Pr.Penale, lidhur me produktin e tjetërsuar të veprës penale objekt ndërtesë 6 kate+shtesë një kati në pronësinë e Vangjel Zijaj (Arben Gropa), të kryhet konfiskimi dhe kalimi në favor të shtetit te çdo pasuri tjetër të të pandehurit Vangjel Zijaj (Arben Gropa), vlera e së cilës i korrespondon asaj të produktit të veprës penale, objektit ndërtimor të tjetërsuar, i vlerësuar sipas aktit të ekspertimit vlerësues të sipërcituar.
Në aplikim të nenit 36 të K.Penal, pika 1 gërma “b” dhe nenit 190 pika 1, gërma “a” të K.Pr.Penale, të kryhet konfiskimi dhe kalimi në favor të shtetit i automjetit të të pandehurit Vangjel Zijaj (Arben Gropa).
Në aplikim të nenit 36 të K.Penal, pika 1 gërma “b” dhe nenit 190 pika 1, gërma “a” të K.Pr.Penale, të kryhet konfiskimi dhe kalimi në favor të shtetit i pasurisë i llojit Njësi me sip.147 m², i shtetasit Romerto Gropa.
LEXO EDHE Covid në Shqipëri, ja sa raste të reja zbulohen në 24 orët e fundit (Harta)
Nga aktet e procedimit penal rezulton se, shtetasi Vangjel Zijaj (Arben Gropa) është dënuar nga autoritetet italiane të drejtësisë me 29 vjet, 05 muaj e 27 dite burgim, për veprat penale në fushën e narkotikëve, nxitje, shfrytëzim e favorizim prostitucioni të kryera nga organizata kriminale. Ndërsa shtetasi Romerto Gropa (Kristjan Gropa) është dënuar nga Gjykata e Apelit të Brukselit për ekzekutimin e vendimit për veprën penale të prostitucionit.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *