Të tjera detaje janë publikuar nga ngjarja e rëndë e mëngjesit të sotëm në qytetin e Vlorës, ku u raportua se një e moshuar ka rënë aksidentalisht nga kati i tretë i një pallati, duke u plagosur rëndë.
Ngjarja është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në lagjen ‘Pavarësia’ të qytetit bregdetar, ku 80-vjeçarja Gj.S. ka rënë nga pallati dhe është nisur drejt spitalit rajonal për marrjen e ndihmës së nevojshme mjekësore.
Njoftimi i Policisë së Vlorës:
Vlorë/Informacion paraprak – Më datë 03.04.2022, në lagjen “Pavarësia”, Vlorë, ka rënë nga kati i tretë i një pallati, shtetasia Gj. S., rreth 80 vjeçe, e cila ndodhet ne Spitalin Rajonal Vlorë, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.
Mësohet se, ngjarja ka ndodhur në të njëjtin pallat, ku para pesë muajsh u hodh nëna 30-vjeçare së bashku me fëmijën e saj vetëm 1 vjeç, veprim që u mori jetën të dyve.
Pamela Mërtiri u hodh nga kati i pestë i një pallati përballë pallatit ku jetonin prindërit e saj bashkë me djalin 1-vjeçar. Një tjetër banore e zonës tregoi se Pamela Mërtiri kishte shfaqur probleme nervore prej një muaji.