Nga Shkodra ku mori pjesë në homazhe në memorialin e 2 Prillit ish-kryeministri Sali Berisha ka folur për emrin e presidentit të ri. Ai u shpreh se opozita nuk ka një emër për të propozuar, ndërsa theksoi se nuk do të votojnë asnjë nga kandidatët e maxhorancës.
“Ne jemi opozitë dhe nuk mund të propozoj emër. Nuk votoj kandidatët e Edi Ramës sepse do të thotë të çosh në presidencë kopjen e tij. Konsensusi me Edi Ramën është të puthesh me judën. Ai vuan nga kompleksi i vdekjes edhe në gjumë ngrihet llahtar nga unë”.
“Të rinjtë shqiptarë do të rikthehen fuqishëm për të rikthyer votën e lirë. Është bashkim i padiskutueshëm me deputetët e Shkodrës dhe të PD të cilët i respektoj. Është koha të bashkojmë energjitë tona përballë regjimit. Ky regjim përbën një organizatë të vërtetë kriminale në aktet e plaçkitjes së këtij vendi. Kur janë me kollare dhe kostume ky kategorizim pavarësisht se vjen në zinxhir kjo nuk është organizatë por super organizatë. Edi Rama e keni vënë re se është desekuilibruar sepse e sheh se ngado që lëviz del ai që është ai”.
Zërat për një propozim të Lulzim Bashës si President, Berisha tha se janë thashetheme dhe opozita nuk merret me to.
“Rama i ka kohërat e numëruara. Unë nuk merrem me thashethemin, por me gjërat e vërteta (për Bashën).
Pjesë nga fjala e Berishës:
Sali Berisha: Edi Rama është i desekuilibruar plotësisht. Ngado që lëviz i del ai që është. Kam besim se me qytetarët e Shkodrës dhe Shqipërisë ai i ka kohërat e numëruara.
Kur do të filloni veprimet konkrete?
Sali Berisha: Shpejt do t’i fillojmë.
Do ta propozoni Lulzim Bashën si President, nëse vjen si emër? A është ky një propozim?
Sali Berisha: Më pyesni mua ju për propozimet e Edi Ramës unë nuk merrem me to.
Është provokim?
Sali Berisha: Nuk merremi me thashethemin. Merremi me gjërat e vërteta.
Pak ditë na ndajnë nga emri. Keni emër që propozoni?
Sali Berisha: Jo nuk kemi. Ne jemi opozitë, nuk kemi emër që propozojmë për president. Jo nuk kemi.
Do të votoni çdo emër që do të sjellë Edi Rama?
Sali Berisha: Absolutisht jo. Nuk votojmë në asnjë mënyrë kandidatët e Edi Ramës. Të votosh kandidatët e Edi Ramës do të thotë ta replikosh, ta çosh në presidencë kopjen e tij.
Si duhet të zgjidhet presidenti? Do pranoni konsensusin?
Sali Berisha: Konsensusi me Edi Ramën është të puthesh me Judën. Ai vuan tani nga kompleksi i vdekjes. Edhe në gjumë ngrihet llahtar nga unë.
Si do ta mundni Edi Ramën?
Sali Berisha: Siç e kam mundur dy herët e tjera.