Edhe ngjyrat kanë rëndësinë e tyre në uniforma të ndryshme dhe nuk janë vetëm simbolika. Shumë uniforma janë studiuar dhe në lidhje me dizajnin që ato mbajnë, janë nga pas shumë cilësi dhe sekrete që i kanë sjellë në atë nuancë.
E njëjta gjë është edhe për rrobat apo uniformën kirurgjikale që mjekët dhe infermierët mbajnë brenda sallave të operacionit. Ngjyra e bardhë që mjekët mbajnë në përparëset e tyre, për shkak të intensitetit të vet, mund të dekoncentrojë kirurgët të cilët përqendrohen te pacienti.
Sipas ekspertëve, ngjyra e bardhë, për shkak të intensitetit që ka, mund të shpërqendrojë kirurgët të cilët përqendrohen gjatë punës në sallë, në ngjyrën e kuqe të gjakut që kryesisht ka trupi i hapur i njeriut në operacion.
Efekt i ngjashëm shfaqet me rastin e ekspozimit të personit në diell kur ka rënë borë. Syve tanë u nevojitet kohë që të përshtaten me dallimin e tillë të kontrastit të ngjyrave, thekson “Live Science”.
Meqenëse ngjyrat e gjelbër dhe e kaltër janë e kundërta e spektrit të ngjyrës së kuqe, ato u ndihmojnë kirurgëve të cilët gjatë operimeve përqendrohen te pacienti dhe te ngjyra e kuqe e organeve etj.
Pikërisht për këtë shkak ngjyra e gjelbër dhe e kaltër e rrobave të kirurgëve, jo vetëm që u ndihmojnë mjekëve, por shikimin e tyre e bëjnë më të ndjeshëm ndaj nuancave të ndryshme të ngjyrës së kuqe.
Dhe në fund, kjo gjë i ndihmon mjekët që të kujdesen më mirë në gjithë hollësitë e anatomisë njerëzore, si dhe të zvogëlojnë mundësinë e ndodhjes së gabimeve gjatë operacioneve.
Dikur i gjithë stafi mjekësor kishte veshur rroba të bardha, derisa një ditë, në vitin 1914, një doktor me ndikim e kishte nisur traditën e uniformës së gjelbër apo të kaltër.
/Priza.al/