Ditën e sotme një parashutë është rrëzuar në Spille, në zonën e plazhit te Guri i Lëmuar. Sipas raportimeve paraprake parashutisti ka humbur dhe nuk është gjendur akoma.
Parashuta kishte flamur francez ndërsa mësohet se parashutisti të ketë humbur kontrollin e saj, çka ka çuar edhe në aksidentimin e tij.
Gjithashtu në vendin e ngjarjes ka mbërritur ekipi mjekësor i urgjencës kombëtare si dhe po ashtu aty ndodhen edhe tre patrulla të kufirit në drejtorinë e Durrësit.
Patrulla e konstaton në rreth 200 metra nga bregu i detit, në drejtim të zonës së Karpenit./Priza.al