Një votues në Serbi ka shkruar në fletën e votimit emrin e kryeministrit aktual të Kosovës, Albin Kurti duke e bërë kështu fletën e tij të votimit të pavlefshme.
Në një fletëvotim, në të cilin është supozuar të votohet një nga kandidatët për President/e të Serbisë, është shkruar emri i kryeministrit Kurti. Pjesa tjetër e fletës së votimit duket e shkarravitur.
Portali “Jepi zë” shkruan se kjo fletë e votimit i është dërguar nga një votues i deklaruar i Luginës së Preshevës.
Ndërkohë që sot në Serbi votohet për zgjedhjet e rregullta presidenciale, zgjedhjet e parakohshme parlamentare dhe zgjedhjet lokale në 14 qytete, përfshirë edhe Beogradin./Priza.al