Aktorja Monika Lubonja ka vendosur që të flasë për princin e kaltër dhe për arsyen pse nuk martohet. Teksa ka realizuar një bisedë virtuale me ndjekësit e saj në rrjete sociale aktorja ka preferuar që veç pyetjeve rreth ish-banorëve të tjerë të “Big Brother”, ka vendosur të japë një përgjigje dhe pse nuk martohet.
Një nga ndjekësit e pyet Monikën se përse nuk martohet ndërsa ajo shumë qartë ka treguar se është në kërkim.
“Pse nuk martohesh, je ende e re dhe e freskët?” – shkruan ndjekësi.
“Sepse jam në kërkim, nuk ka dalë akoma princi”– u përgjigj Monika Lubonja duke qeshur.