Detaje/ Para, benzinë dhe armë në makinë. Pse Dumani nuk iu kundërpërgjigj zjarrit?

Gjatë momentit të përplasjes në Papër të Elbasanit mësohet se Nuredin Dumani ishte drejtues i mjetit tip BMW x5. Sipas informacioneve thuhet se makina është qëlluar me plumba breshëri kallashnikov. 5 prej tyre kanë prekur mjetin në krahun e shoferit, ndërsa tre të tjerë në pjesën e pasme dhe një në xhamin e parë.  Pas këtij momenti, i shumëkërkuari që ka mbetur edhe i plagosur, ka dalë nga makina dhe është pozicionuar për tu mbrojtur, por nuk ka qëlluar në asnjë moment në drejtim të autorëve që janë larguar. Gjatë marrjes në pyetje, 39-vjeçari i tha policisë së nuk ka arritur t’i identifikojë autorët.

BMW x5  me të cilën lëvizte Dumani ka pasur numrin e sasisë të dëmtuar për të mos u identifikuar.

Në makinë u gjet edhe një bidon me 1.5 litra benzinë, çka shton dyshimet e hetuesve, që Dumani mund të kishte përgatitur një atentat dhe më pas mjeti do të digjej.

Përveç sekuestrimit të disa armëve që dispononte Dumani dhe miku i tij  Henrik Hoxhaj policia ka gjetur edhe një shumë prej 2 mijë eurosh.

Referuar dosjes hetimore, në mjetin me të cilin lëvizte Hoxhaj janë sekustruar 1650 euro dhe një kartëmonedhe 10 mijë lekëshe.

Dumani  ishte në kërkim për disa ngjarje të rënda kriminale të ndodhura në qytetin e Durrësit. Ai akuzohet për vrasjen e Anxhelo  Avdisë dhe Dorian Shkozës si dhe ekzekutimin e vëllezërve Viktor dhe Besmir Haxhia, ngjarje të ndodhura në qytetin e Durrësit./Priza.al

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *