Arrestohet shqiptari në Brazil/ Tentoi të trafikonte 86 kg kokainë drejt Evropës

Një shqiptar dhe një brazilian janë dënuar nga një gjykatë në Brazil me 14 vite burg për trafik ndërkombëtar të kokainës.

Sipas mediave të huaja, shqiptari dhe braziliani, dyshohen se do të trafikonin 86 kg kokainë nëpërmjet një anije, që do të përshkruante një itinerar nga Skyros drejt Greqisë.

Droga ishte e ambalazhuar në dy qese plastike të papërshkueshme nga uji. Lënda narkotike ishte ngjitur në pjesën e jashtme të anijes së mallrave, nga zhytës të punësuar nga organizata kriminale.

Shqiptari dhe braziliani u arrestuan në flagrancë  nga autoritetet braziliane në stacionin e autobusëve në Santarém, teksa ishin gati të hipnin në autobusin e nisur për në Belem.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *