1 i vdekur dhe 10 të plagosur gjatë një koncerti në SHBA

Gjatë një koncerti në SHBA ka pasur të shtëna me armë zjarri dhe si pasojë kanë mbetur 1 i vdekur dhe 10 të plagosur, ku midis tyre ka patur edhe fëmijë.  Ngjarja e rëndë mësohet të ketë ndodhur në koncertin e reperit të njohur Big Boogie në Dallas të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Sipas departamentit të Policisë së Dallasit tre nga të plagosurit janë fëmijë.

Në njoftim thuhet se hetuesit po punojnë për të identifikuar të dyshuarin ose të dyshuarit për këtë ngjarje.

Të shtënat ndodhën në një koncert që supozohej të udhëhiqej nga Big Boogie, një reper nga Memphisi. Një njoftim i postuar në faqen e artistit në Instagram thuhet se të shtënat ndodhën përpara se ai të arrinte në vendin e ngjarjes.

Incidenti në Dallas ka ndodhur disa orë para një incidenti tjetër me të shtëna masive në qendër të qytetit Sacramento të Kalifornisë, ku gjashtë persona u vranë dhe të paktën 10 të tjerë u plagosën.

Policia ka thënë se hetimet po vazhdojnë dhe motivi mbetet i paqartë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *