EMRI/ Zbardhet kush është viktima i atentatit në Tiranë

Mbrëmja e së dielës është tronditur pas një atentati në autostradën Tiranë-Durrës, ku viktimë ka mbetur një person me mbiemrin Çali.

Bëhet  me dije se targat e mjetit me të cilat ai lëvizte janë AB 998 AS, i cili ishte shitur nga Hekuran Xhixha në një pikë ku jepen mjete me qira.

Policia ka ngritur postoblloqe në disa si dhe po këqyr kamerat e sigurisë për të zbuluar më shumë rreth ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Më datë 03.04.2022, në autostradën Tiranë-Durrës, përballë DHL-së, në rrethana ende të paqarta, është qëlluar me armë zjarri drejt një automjeti tip “Land Rover” dhe si pasojë ka ndërruar jetë drejtuesi i mjetit, ende i paidentifikuar.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po vijojnë krehjen e zonës me qëllim kapjen e autorit/ëve.

Në bashkëpunim me DVP Durrës, Elbasan e Lezhë janë ngritur menjëherë pika kontrolli në rrugët interurbane.

Grupi hetimor po punon  për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe për fiksimin e çdo prove të vlefshme që mund të çojë në identifikimin e autorëve.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *