Aleksandar Vuçiq, presidenti i Serbisë ka shpallur ditën e sotme fitoren në zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare të mbajtura ditën e djeshme.
Sipas rezultateve të publikuara deri më tani nga organizatat joqeveritare në Serbi, IPSOS/CeSid, kandidati i Partisë Përparimtare Serbe dhe presidenti aktual i Serbisë, Vuçiq, ka fituar 59.8 përqind të votave në zgjedhjet presidenciale të mbajtura më 3 prill.
Sipas të dhënave 55.6 përqind të votave, i kanë dhënë Vuçiq edhe një mandat pesëvjeçar në krye të Serbisë.
Sakaq, presidenti zgjidhet në raundin e parë nëse merr më shumë se 50 përqind të votave të vlefshme.
Ndërkaq, koalicioni opozitar “Të bashkuar për fitore” pritet të dalë partia e dytë parlamentare me 12.9 për qind të votave.