Zgjedhjet në Serbi/ Ja sa përqind të votave morën partitë shqiptare

Janë numëruar deri më tani 2/3 e votave të zgjedhjeve parlamentare në Serbi.

Zgjedhjet parlamentare në Serbi deri më tani rezulton kështu. Partia Koalicioni i Shqiptarëve të Luginës kanë marrë 0.3% të votave. Sakaq, Alternativa Demokratike Shqiptare kanë 0.1% të votave.

Ndërkohë në këto zgjedhje kryeson partia Aleksandër Vuçiç, si dhe Shaip Kamberi , pritet të jetë edhe njëherë deputet në Parlamentin e Serbisë.

Sipas të dhënave të Qendrës për Zgjedhje të Lira dhe Demokraci (CeSID), janë numëruar 77,1 për qind e votave në Serbi. Partia Progresive Serbe, që e udhëheq presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, ka fituar 43.1 për qind, ndërsa pas tyre është lista e Serbisë të Bashkuar për Fitore, me 13.2 për qind.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *