Sot, 73 vite nga krijimi i NATO-s, reagon Ministria e Jashtme: Jemi krenarë që Shqipëria është anëtare e besueshme e Aleancës

Sot, 73 vite më parë në fillimin e Luftës së Ftohtë, është themeluar Organizata e Traktatit të Atlantikut Verior(NATO).

Sakaq, në lidhje me këtë ditë, ka reaguar edhe Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme në Shqipëri.

Në postim shkruhet se “NATO është sot më relevante se kurrë, anëtarët e saj më të bashkuar se kurrë përballë sfidave e kërcënimeve të sigurisë, si ato që vijnë nga agresioni i paligjshëm rus në Ukrainë”, si dhe ” Jemi krenarë që Shqipëria është anëtare e besueshme e Aleancës që jep një kontribut që shkon përtej kontributit që supozohet të japë një vend i përmasave të Shqipërisë, qoftë në misionet e NATO, qoftë për garantimin e stabilitetit e sigurisë rajonale, shkruhet në postim.

Reagimi i Plotë:

73 vjet më parë u themelua NATO, aleanca më e madhe politiko – ushtarake e të gjithë kohërave.

Sot, njësoj si 73 vjet me parë, është sërish NATO që garanton sigurinë kolektive të hapësirës Euro-Atlantike dhe të botës demokratike. NATO është sot më relevante se kurrë, anëtarët e saj më të bashkuar se kurrë përballë sfidave e kërcënimeve të sigurisë, si ato që vijnë nga agresioni i paligjshëm rus në Ukrainë ??.

Krenarë që Shqipëria është anëtare e NATO-s. Por mbi të gjitha, jemi krenarë që Shqipëria është anëtare e besueshme e Aleancës që jep një kontribut që shkon përtej kontributit që supozohet të japë një vend i përmasave të Shqipërisë, qoftë në misionet e NATO, qoftë për garantimin e stabilitetit e sigurisë rajonale.

Historik rreth NATO-s

NATO u bë  organizata më e rëndësishme në lidhje me udhëheqjen dhe mbrojtjen e përbashkët mes 30 vendeve anëtare në Evropë dhe Amerikën e Veriut.

Në fillim të viteve 1949, kjo nën kërcënimin sovjetik, NATO u themelua më 4 prill 1949 në Uashington, ku përbëhej nga 12 shtete themeluese: 10 evropiane, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kanadanë.

NATO në vetvete si aleancë synon të luftojë kërcënimet dhe bazohet në parimin e solidaritetit të ndërsjellët midis anëtarëve të tij. Disa vite u bashkua edhe Greqia, Turqia (1952), Gjermania (1955) dhe Spanja (1982).

Luftimet e para(1994)

NATO hapi zjarr për herë të parë më 28 shkurt 1994 duke gjuajtur katër avionë serbë në një zonë të ndaluar fluturimi të OKB-së në Bosnje-Hercegovinë.

Sakaq, në 16 dhjetor 1995, ajo zhvilloi operacionin e saj të parë në Bosnjë, ku shpërndau 60 000 trupa të forcave të IFOR-it.

Më 24 mars 1999, NATO nisi një tjetër fushatë bombardimi ajror për të ndalur shtypjen serbe kundër shqiptarëve të Kosovës. Kjo fushatë 78-ditore, pa mandatin e OKB-së, rezultoi me tërheqjen e serbëve nga provinca, që kaloi nën administrimin e OKB-së, një forcë e NATO-s (KFOR) prej 40.000 trupash të cilët do të ruanin paqen.

Ndërkohë në vitin, 1999 NATO hapi dyert për herë të parë për Evropën ish-komuniste, për Republikën Çeke, Hungarinë dhe Poloninë.

Vetëm në mars të 2004, shtatë vende të Evropës Lindore i bashkohen NATO-s: Sllovakia, Sllovenia, Bullgaria, Rumania dhe tre ish-republikat sovjetike (Lituania, Estonia, Letonia), anëtarësimi e të cilave veçanërisht irritoi Moskën.

Në po këtë vit, në 2009 NATO-s ju bashkua edhe Shqipëria.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *