“Vrasës profesionalistë”, si u ekzekutua Çali në mes të autostradës ( Detaje)

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me vrasjen e biznesmenit Iliaz Çalit.

Dyshohet se vrasja e këtij të fundit është kryer nga vrasës profesionistë. Burimet për media bëjnë me dije se autorët kanë lënë shumë pak gjurmë në ekzekutimin në autostradën Tiranë -Durrës.

Sakaq bëhet me dije se zona ku është kryer atentati nuk monitorohet nga kamera sigurie.

Ndërkohë, Çali ka qenë një person me precedent yë mëparshëm penal, pasi në vitin 2016 është përfshirë në kultivimin e 700 bimëve rrënjë kanabis. Si dhe burimet bëjnë me dije se ekziston mundësia që shkak i eliminimit të tij të ketë qenë konkurrenca në biznes.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *