Osmani kërkon reagim nga ndërkombëtarët: 6 mijë shqiptarëve iu pamundësua votimi në Serbi

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka denoncuar votimet në Serbi.  Sipas saj rreth 6000 votuesve iu është mohuar e drejta e votimit.

Sakaq  forma që  Serbia ka përdorur sipas Osmanit është nëpërmjet  pasivizimit të adresave me mjete administrative duke konsistuar me fshirjen e erit nga sistemi.

“I bëjmë thirrje ndërkombëtareve  të dënojnë autoritarizmin e Serbisë. Rreth 6000 votuesve ju mohua e drejta e votës duke u pasivizuar adresat me mjete administrative” u shpreh Osmani

Sot në Serbi janë mbajtur zgjedhjet parlamentare dhe ato presidenciale. Presidenti aktual serb, Aleksandër Vuçiç, është fitues i zgjedhjeve të së dielës në Serbi.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *