Një 38 vjeçare akuzohet se ka braktisur fëmijët e saj të mitur, të cilët gjykata ja kishte lënë në kujdestari.
Shtetësia me iniciale E.B, banuese në Bajram Curr akuzohet për veprën penale “Braktisja e fëmijëve të mitur”.
Sakaq, kallëzimi është bërë nga vetë ish-bashkëshorti, në Komisariatin e Policisë Tropojë.
Njoftimi i Policisë:
“Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Tropojë u procedua penalisht në gjendje të lirë për veprën penale “Braktisja e fëmijëve të mitur”, shtetasja E. B., 38 vjeçe, banuese në Bajram Curri, pasi ka bërë kallëzim ish-bashkëshorti i saj shtetasi Sh. M., se kjo shtetase ka braktisur fëmijët e mitur, të cilët i kishte në kujdestari me vendim gjykate”, thuhet në një njoftim të shkurtër për mediat nga Policia e Tropojës.