Nëna vrau tre vajzat në Greqi, mjeku: Dy vogëlushet janë mbytur, kanë shenja në hundë dhe gojë

Vrasja e frikshme e ndodhur me tre vajzat në Greqi ka marrë vëmendjen e botës.

Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja e rëndë në Patra, ku nëna helmoi me ketaminë vajzën e saj Georgina 9-vjeç, ndërsa dyshohet se ka vrarë dhe dy vajzat e tjera Malena dhe Iris vetëm 9 muajshe.

Mjeku Grigoris Leon, ka thënë në një intervistë se vajza e saj e parë është vrarë me doza të rënda ketamininë, ndërsa dyshohet se dy vajzat e tjera janë mbytur.

“Për dy fëmijët e tjerë duket se po shkojmë në mundësinë e mbytjes. Të njëjtët shkencëtarë dhe me të njëjtën metodologji që gjetën ketaminë tek fëmija i tretë, kishin kryer teste toksikologjike si te Malena ashtu edhe te Irisi. Rezultatet për ketaminë në Malena ishin negative, si dhe në Iris. Ka një sërë elementesh si tek fëmija i parë ashtu edhe tek i dyti. Në njërin fëmijë kemi lëndime në hundë, ndërsa tek i dyti kemi lëndim në zgavrën e gojës që të çojnë në dyshohem se vajzat i kanë mbytur” tha mjeku.

Ndërkohë, ditën e sotme nëna, Roula Pispirigou do të dalë para gjykatës për të rrëfyer edhe rrethanat e ngjarjes për vrasjen e vajzave.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *