Eshtrat në Kurbin, dyshohet për një 16 vjeçar

Detaje të reja në lidhje me eshtrat e gjetura në Kurbin.

Burime për median bëjnë me dije se, eshtrat e gjetura dyshohen të jenë të një 16 vjeçari.

Ndërkohë, po merren analizat e ADN-ve të familjarëve të tij.

Sakaq, kujtojmë se ngjarja është konstatuar në fshatin Adriatik anash rrugës në disa ferra dhe shkurre dhe kanë qenë fëmijët të cilët e kanë gjetur kafkën dhe kanë lajmëruar prindërit e tyre. Ndërkohë prindërit kanë lajmëruar policinë dhe është marrë për t’u dërguar për ekzaminim në Tiranë për të zbardhur dhe identitetin e kufomës.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *