“Hyrja” e emergjencës që “përdorën” deputetët e PS për të marr mandatin

Kryeministri Edi Rama në  zgjedhjet e 25 Prillit  arriti të largonte deputetët “old school”  duke  sjell deputetet më të të rinjë në moshë në listat e kandidatëve dhe duke e shtyrë në fund të listës Pandeli Majkon të 19-tin; Mimi Kodhelit të 21-tën; dhe Fatmir Xhafajn të 23-tin.

Por listat e hapura i dhanë dorë  deputetëve  të listës të thyenin herësin duke “çar” listën dhe kryesuar listën  i pasi ishte Fatmir Xhafaj i cili grumbulloi në të gjithë qarkun plot 16.738 vota.

Dorëheqja e Najada Comos i pasoj mandatin “veteranes” së PS-së, ish ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, e cila ishte renditur gjithashtu nën listën fituese.

Dhe rasti i tretë, lidhet me dorëheqjen e Alqi Bllakos duke i pasuar mandatin ish-kryeministrit Pandeli Majko.

Të tre deputetët u vendosën nga dora e Ramës nën listën fituese por kjo nuk i ndaloj që pas disa muajsh për ironi të fatit ata të rimerrnin mandatin. Datë 04.04.2022, KQZ i ka dhënë mandatin e deputetit Pandeli Majkos./Priza.al

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *