Ditën e sotme Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar(SPAK), ka rrëzuar kërkesën e ish ministrit të Mjedisit, Lefter Koka.
Ky i fundit kishte kërkuar ndryshim të vendimit, nga arrest me burg, në një lehtësim tjetër në arrest shtëpie.
Sakaq, kujtojmë se Lefter Koka po vuan dënimin për veprat penale “Shpërdorim detyre”, kryer në bashkëpunim.
Vendimi me burg për ish ministrin është marrë në 16 dhjetor të vitit që lamë pas.