Aksidenti në Itali u morri jetën, kush janë 2 vëllezërit shqiptarë të pandarë deri në vdekje.

Janë bërë publike emrat e dy vëllezërve shqiptarë të cilët humbën jetën tragjikisht mëngjesin e kësaj të shtune në zonën e Chessa në Itali.

Ata janë Mersin e Aklen Myftarago, 44 dhe 38 vjeç. Të dy këta shtetas punonin në bujqësi, si dhe ishin prindër të 5 fëmijëve.

Mersini kishte dy fëmijë dhe bashkëshortja e tij ishte shtatzënë me të tretin, ndërsa Alkeni kishte 3 fëmijë.

Vëllezërit Myftarago humbën jetën në vendngjarje. Menjëherë pas aksidentit të rëndë ka reaguar edhe kreu i komunës së Campagnatico. Ai është shprehur se do të bëjë gjithçka për t’u ardhur në ndihmë dy familjeve të viktimave.

Sakaq, bëhet me dije se të dy vëllezërit ishin të pandarë në jetë dhe fatkeqësisht edhe në vdekje.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *