Autorët me synim të qartë për t’i marrë jetën/ Kontrolluan viktimën mos ishte gjallë

Vrasje mafiozësh, si në seriale filmash është bërë kryefjala prej mbrëmjes së djeshme.

Ngjarja e ndodhur rreth orës 22:30 pranë mbikalimit të Rinasit, ku ngeli i vrarë 37 vjeçari, Iljaz Çali.

37 vjeçari u ekzekutua teksa lëvizte me një makinë të marrë me qira. Dyshohet se autori i këtij krimi ka ditur çdo lëvizje të viktimës, madje e ka ndjekur atë nga pas.

Breshëri plumbash janë hapur ndaj makinës tip “Land Rover”, ku kjo e fundit ka dalë jashtëkontrolit, ndërsa dyshohet se autori/ët, janë afruar dhe e kanë qëlluar sërish, për tu siguruar nëse ai ishte ende gjallë.

Deri më tani ngjarja ngelet mister, kjo sepse pavarësisht se është qëlluar disa herë, në vendin e ngjarjes nuk është gjetur ende asnjë gëzhojë, çfarë nënkupton se autori apo autorët janë kujdesur të mos lënë prova.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *