Armëmbajtje pa leje/ Arrestohen dy shtetas, njëri në Divjakë, tjetri në Mallakastër

Dy shtetas kanë rrenë në pranga nga policia e Mallakastrës.

Bëhet me dije për shtetasit me iniciale Muharresm Brahimaj, 57 vjeç dhe Gentjan Ibrahimi.

57-vjeçar akuzohet për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”, ndërsa Gerti Ibrahimi të cilit iu gjet një dorezë metalike.

Njoftimi i Policië:

Goditet një rast i armëmbajtjes pa leje.

Posedonte armë zjarri në banesë, vihet në pranga 57-vjeçari.

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, bazuar në informacionet e marra në rrugë policore se një shtetas dispononte armë zjarri në banesë, shërbimet e Policisë kanë organizuar punën për kapjen e tij.
Gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë, në fshatin Kash, në banesën e shtetasit M. B., u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pushkë.

Në vijim të veprimeve, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mallakastër u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit M. B., 57 vjeç, për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”.

Divjakë/Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Divjakë arrestuan në flagrancë shtetasin G. I., 22 vjeç, banues në Çermë Sektor, Divjakë, pasi i është gjetur një dorezë metalike (përforcues grushti), e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materiale procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *