Zbardhet kujt i përkasin eshtrat në Kurbin/ 16-vjeçari i zhdukur 7 vite më parë, mbante 10 milionë lekë bizhuteri ROLEX dhe makina

Dyshohet se është  e gjetura në Kurbin i përkasin 16-vjeccarit, Mariglen Gjonaj i cili rezulton i zhdukur prej 7 vitesh, ai u skeduar nga policia si autor i disa vjedhjeve.

Grupi hetimor është duke marrë analizat e ADN-së së familjarëve të tij, edhe pse rasti është i vështirë, për shkak se nga zona e Kurbinit, rezultojnë disa persona të zhdukur.Gjona u raportua i zhdukur nga familjarët e tij, pasi ishte larguar nga banesa, me destinacion shkollën, ku e priste një aktivitet. I riu ka qenë në klasën e 10, dhe sipas familjarëve në ditën që është zhdukur ai ka pasur me vete bizhuteri me vlerë 10 milionë lekë të vjetra, përfshirë një orë të markës ROLEX.

Ditën që adoleshenti u largua nga banesa për në shkollë nuk kishte marrë as telefonin me vete. Nëna e tij, Luljana Gjonaj apelonte asokohe për ndihmën e shtetit në gjetjen e tij.

“Djali është zgjuar në mëngjes dhe më tha se kishte aktivitet atë ditë shkolla e tij. Mori dhe makinën e vëllait të tij dhe doli. Më tha se do të vij shumë shpejt. Ka qenë data 18 maj kur ai është larguar dhe nuk është kthyer.

Kërkuam gjithë natën, duke pyetur njerëzit tanë për të, por me asnjërin ai nuk kishte pasur kontakte dhe nuk e kishin parë. Te nesërmen kemi njoftuar menjëherë policinë dhe kemi bërë edhe denoncimin për humbjen e djalit”, u shpreh asokohe nëna e 16- vjeçarit, Luljana Gjonaj.

“Djali kur është larguar ka pasur bizhuteri dhe një orë tepër të shtrenjtë në dorë Roleks të cilat kapnin një vlerë 10 milion lekë të vjetra. Unë dyshoj se djalin ma kanë rrëmbyer për ti marrë bizhuteritë. Kemi shkuar disa herë në polici, por mua më ka humbur besimi tek blutë e Kurbinit, pasi djali ka dy muaj i humbur dhe ne nuk e dimë nëse ai është gjallë apo vdekur”, deklaronte e ëma para 7 viteve.

Ka dyshime të forta se eshtrat i përkasin Mariglenit, e megjithatë hetimet janë shtrirë edhe te persona të tjerë të zhdukur.Për këtë shkak, janë duke u marra të dhënat e ADN-së të dhjetëra familjarëve, me qëllim verifikimin e mbetjeve kockore, se kujt i përkasin ato. Eshtrat u zbuluan ditën e djeshme, në një zonë kodrinore, ndërkohë që dyshohet se trupi mund të jetë varrosur aty afro 10 vite më parë.Kockat u gjetën mesditën e djeshme nga banorët e zonës, dhe u dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *