Biznesmeni, IlJaz Çali ,37 vjeçar ngeli i vrarë ditën e djeshme në autostradën Tiranë-Durrës si pasojë e një atentati.
I qëlluar për vdekje u qëllua nga autorët me breshëri plumbash në drejtim të makinës “Land Rover”.
Sakaq, makina është dërguar në drejtorinë e Policisë së Tiranës. Në fotot e LSA shihen ekspertë të policisë teksa po kryejnë ekspertizat përkatëse mbi mjetin e bërë shoshë nga plumbat.
Të pajisur me doreza dhe mjete përkatëse, ekspertët po vëzhgojnë makinën nga afër dhe po marrin të dhëna.