Pas lajmeve të qarkulluara në media se kryetari i komanduar, Enkelejd Alibeaj i ishte bashkuar bisedimeve me PS-në, ky i fundit ka zgjedhur të reagojë duke e mohuar një gjë të tillë.
Në një mesazh të tij për deputetët, Alibeja deklaron se për çdo çështje rreth organizimeve, do të ngelen kompetencë e grupit parlamentar.
Reagimi i Plotë:
“Të nderuar kolegë, të nxitur nga reagimet në media, të stisura mesa duket, ju sqaroj se nuk ka ndodhur ndonjë takim i imi, as imagjinuar as në titull persona as në emër të grupit me ndokënd për çështje negociatash për ndonjë çështje. Siç edhe është organizuar veprimtaria e grupit parlamentar tonit, për çdo çështje të axhendës parlamentare, apo organizative, gjithçka mbetet kompetencë e mbledhjes së grupit parlamentar. Ky sqarim mbase i tepërt është për secilin prej jush nëse lexon apo pyetet për lajme të stisura. Ju uroj punë të mbarë në vazhdim”, shkruan Alibeaj.