Aleksadër Vuçiç fitoi një tjetër mandat 5 vjeçar si President i Serbise, pas zgjedhjeve rezultati i të cilave doli ditën e sotme.
Të shumtë kanë qenë liderët që i uruan fitore, kur ndër të parë ishte Putin, por nuk ka munguar as Edi Rama.
Gazeta serbi Kurir, shkruan se Rama ka qenë ndër të parët që ka Vuçiç.
“Urime nga Hungaria u dërguan nga presidenti Katalin Novak dhe kryeministri Viktor Orban, dhe në emër të Republikës së Sllovenisë nga presidenti Borut Pahor dhe kryeministri Janez Jansha. Presidenti Vuçiç ka pranuar urime edhe nga kancelari i Republikës së Austrisë, Karl Nehamer, nga kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, si dhe nga kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski. Urimet në emër të mbretit të Bahreinit u dërguan nga Sheikh Nasser bin Hamad bin Isa al Khalifa. Edhe anëtari serb i Presidencës së Bosnje-Hercegovinës, Milorad Dodik, ka uruar presidentin Vuçiç dhe fitoren e tij në zgjedhje”.-shkruan Kurir.