Gripi i Shpendëve prej ditësh tanimë është konfirmuar në vendin tonë, me qindra mijëra pula të ngordhuta në disa zona.
Teksa Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural informon publikun herë pas here për situatën në terren, sipas tyre situatë është nën kontroll dhe gjatë ditëve të fundit nuk ka pasur raste të reja.
Pas këtyre njoftimeve nga ana e ministrisë ka ardhur reagimi i ashpër nga kreu i Shoqatës për Mbrojtjen e Konsumatorit dhe Prodhuesit, Ervin Resuli.
Nëpërmjet një postimi në “Facebook” Resuli thotë se kjo që po ndodh me menaxhimin e situatës lidhur me gripin e shpëndëve duhet të hetohet nga SPAK.
Ai shton po ashtu se ditën e sotme kur ministria njoftoi se nuk ka raste të reja, një stabiliment pulash në fshatin Fllakë në Durrës është mbyllur sot.
Sipas Resulit kjo rrezikon jetën e konsumatorit dhe dëmton rëndë bizneset.
Postimi i plotë:
Kjo që po ndodh me menaxhimin e situatës lidhur me gripin e shpendëve, duhet të hetohet seriozisht nga SPAK.
Ministria e Bujqesise njofton që nuk ka më raste të reja, ndërkohë që një stabiliment pulash në fshatin Fllakë të Durrësit është mbyllur sot.
Kjo vë seriozisht në rrezik jetën e konsumatorit, si dhe dëmton rëndë gjithë bizneset, të cilat nuk njoftohen për rastet e reja.
Shoqata jonë do të ndermarrë hapa konkretë ligjorë në SPAK, pasi çdo ditë që kalon për shkak të paaftësisë së ministrisë së bujqësisë vë seriozisht në rrezik jetën e konsumatorit shqiptar dhe prodhuesve vendor .
ASNJE KOMPROMIS PER KONSUMATORIN
Do ju njoftojme per te rejat ne vazhdim…
#meblegtoret #mekonsumatorit #SkaKohëPërPushim #openbalkan #pranëfermeritnëçdohap #ShqipëriaeArdhmjaJonë #mefermeret #MBZHR #prodhuesitvendor #akvmb
/Priza.al