Kthjellime dhe vranësira të pakta, do të ketë në zonat Jugore dhe Qendrore deri në mesditë.
Sakaq, pritet që në zonat Veriore vranësirat të jenë më të shpeshta, duke krijuar kështu mundësinë për reshje të pakta shiu dhe bore në zonat më të thella malore.
Temperaturat e ajrit do të variojnë nga 1°C deri në 18°C.
Ndërkohë, era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi mbi 35 km/h nga drejtimi Jugor – Jugperëndimor duke krijuar në det dallgëzim mbi 2 ballë.