Nuk ka qetësi në Ukrainë, ndonëse jemi në ditën e 41 të luftës mes Ukrainës dhe Rusisë. Mëngjesin e sotëm janë rikthyer sirenat e alarmit për bombardime të mundshme pothuajse në të gjitha qytetet ukrainase.
Mediat e huaja raportojnë se sirenat janë dëgjuar gjatë orëve të para të mëngjesit nga Kievi në Odesa dhe nga Kharkivi në Lviv, si dhe në Mykolaiv, Donetsk e Zaporizhzhia.
Sakaq, deri më tani ushtria ukrainase njofton se bombat ruse kanë goditur një spital pediatrik në zonën e Mykolaivit si dhe disa ndërtesa civilësh.
Ndërkohë nga sulmi raportohet të kemi dhjetëra viktima, mes të cilëve dhe fëmijë, por ende nuk ka një bilanc të qartë.