5 Prill/ 23 vite nga masakra më e pamëshirshme ku 98 shqiptarë u vranë, dhe 44 u zhdukën nga ushtria serbe

23 vite nga masakra e ndodhur në Rezallë të Skënderajt, ku ushtria dhe policia serbe ekzekutuan 98 shqiptarë, banorë të Rezallës dhe fshatrave përreth, nga të cilët 44 ishin munduar t’i zhdukin.

Një pjesë e trupave mundën të gjendeshin në Rudnicë të Rashkës, duke ja dorëzuar kështu familjarëve. Sakaq, në 5 prill të 1999 serbët rrethuan shtëpitë e familjeve kosovare dhe kryen pushkatimin  e të gjithë burrave dhe djemve të rinj.

Nga kjo masakër, vetëm tre mundën që të shpëtojnë. Ndërkohë, kjo masakër konsiderohet si një ndër masakrat më të pamëshirshme gjatë luftës në Kosovë.

Me rastin e 23-vjetorit të kësaj masakre, kryeministri Albin Kurti do të bëjë sot homazhe në Rezallë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *