3 vite në pritje për ardhjen e djalit të saj, surprizon modelja: Djali im u krijua përpara verës së 2018

Anxhela Martini, modelja e famshme shqiptare ka ndarë me ndjekësit e sja detaje rreth ardhjes në jetë të djalit të saj.

Ajo dhe bashkëshorti i saj, Dragos Savulescu, janë bërë prindër për herë të parë.

Anxhela ka zbuluar se djali i saj ka ardhur në jetë nga një nënë zëvendësuese, por pavarësisht kësaj ajo pohon se prej  momentin që ka ardhur në jetë djali i saj , e ka ndjerë lidhjen e fortë me të.

Ajo shkruan se ajo dhe bashkëshorti i saj kanë pritur tre vite për të gjetur një nënë zëvendësuese.

“I dashuri im Kyree, që kur linde ti, që në momentin që u krijove, ne i thyem së bashku të gjitha rregullat. Ti je kaq avangard për kohën tënde dhe të premtoj se do të vazhdojmë kështu deri në fund të jetëve tona. Ps. Fakt për të qeshur: Kyree në fakt u krijua përpara verës së 2018. Ai priti si një embrion në ngrirje deri sa filloi udhëtimin me nënën surrogate, gati tre vjet më vonë në 2021”,shkruan ajo.

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *