Një 55 vjeçar është vënë në pranga ditën e sotme nga policia. Bëhet me dije se policia e Sarandës ka arrestuar shtetasin për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.
Sipas njoftimit të policisë, në banesën e 55 vjeçarit ka humbur jetën shtetas K.C, pasi banesa në pronësi të këtij të fundit pësoi shembje.
Njoftimi i policisë:
Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, shtetasin A. M., 55 vjeç, banues në Sarandë, pasi ditën e djeshme, duke punuar në ambientet e brendshme të një banese të marrë me qira nga ky shtetas, ka humbur jetën shtetasi K. C., si pasojë e dëmtimeve të marra pas rrëzimit nga muri i kësaj banese.