“Kinder Surprise”, infektohen me Salmonelë 63 persona, rëndohet situata në Europë

63 persona rezultojnë të infektuar nga bakteri i rrezikshëm i Salmonelës. Shakak për këtë të fundit mendohet të jetë konsumimi i çokollatave Kinder Surprise në Europë.

“Reuters” raporton se shumica e të infektuarve janë nën moshën 5 vjeç, kjo edhe për faktin se çokollatat konsumohen kryesisht nga fëmijët, ndërsa ka edhe të tjerë më të rritur.

Ky skandal ka shpërthyer vetëm dy javë para pashkëve, ku kompania “Ferrero” ka tërhequr të gjithë mallin, sepse rezulton me datën e skadencës 11 korrik deri në 7 tetor 2022.

Sakaq, autoritete shëndetësore në Britaninë e Madhe i kanë kërkuar konsumatorëve mos të hanë më këtë lloj çokollate sepse mund t’i shkaktojë atyre probleme serioze.

Kompani ndërkohë ka reaguar duke theksuar se po tërheq të gjithë mallin në treg. Kjo ndodhi pasi një mori rastesh dolën në pah në Europë dhe Britaninë e Madhe ku shumica fëmijë, pacientët mësynë spitalet për të kërkuar ndihmë. Ata kishin simptoma si diarre, marrje mëndësh, këputje, dhimbje koke dhe temperaturë

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *