Më datë 9 prill Partia Socialiste do të mbaj Kongresin në të cilin do merren edhe miratohen ndryshime të reja dhe gjithashtu do të miratohet ndryshimet e reja në statuti e PS.
Në nenin 12 të Statutit të ri, parashikohet ndryshimi i simbolit, stema dhe flamuri i Partisë Socialiste. Simboli i ri i PS-së paraqet një grusht të mbledhur, i cili mban një trëndafil të kuq, kurse stema është në formë rrethi me ngjyrë të gjelbër.
Në qendër vendoset simboli i partisë, ndërsa anash tij është shkruar me germa kapitale të bardha Partia Socialiste e Shqipërisë 1991. Flamuri i Partisë Socialiste është ngjyrë rozë me stemën e partisë në mes. Këto ndryshime janë dukshëm rikthimi i PS-së në origjinalitet.
“Rilindja” mavi e Ramës së 9 viteve më parë do të hiqet dhe do të rikthehet në simbolet e para të saj. Ky hutim i qytetarëve nuk po ndodh me këtë parti njëherazi edhe demokratët kanë vendosur të rikthehen në simbolet e tyre të para, sipas vendimit të Komisionit të Rithemelimit.