“Zbrazet PS”/ Selia ndërpret mandatin e krerëtve të degëve, ja çfarë shkruhet në vendimin e partisë

Më 9 prill do të do mbahet kongresi i selisë së PS-së. Sakaq, Edi Rama do të kërkojë ndërprerjen e mandatit 4 vjeçar të kryetarëve të degëve të partisë socialiste. Ndërkohë do të zhvillohen edhe zgjedhjet për strukturat drejtuese në degët e kësaj force politike në çdo bashki.

Ky ndryshim do të bëjë që 61 kryetarëve aktualë të degëve të partisë t’i ndërpritet mandati, si dhe t’i hapë rrugë zgjedhjeve në javët e para të majit. Synimi që ka Edi Rama është riorganizimi i partisë, duke u përgatitur për zgjedhjet vendore 2023.

Ndërkohë në axhendën e kongresit është parashikuar edhe një analizë e punës së qeverisë, ku në fokus të mbledhjes do të në fokus do të jetë përballimi i sfidave të pandemisë, rritja e çmimeve, kriza energjetike, si dhe objektivat për 3 vitet e ardhshme të qeverisë.

Miratimi i delegatëve në kongresin e 9 prillit, thuhet se ky hap është ndërmarrë për të përmirësuar drejtimin e strukturave të partisë në nivel vendor. Kryetarët e rinj do të zgjidhen gjatë periudhës nga data 1 maj deri në 15 qershor 2022. “Kryetarët aktualë të partisë së bashkive do ushtrojnë detyrat e tyre deri në zgjedhjen e kryetarëve të rinj. Ngarkohet Kryesia e Partisë dhe Sekretariati Ekzekutiv për zbatimin e këtij vendimi”, shkruhet në vendimin e marrë nga socialistët.

PROJEKTVENDIMI QË DO TË MIRATOHET NË KONGRESIN E PS:

  1. Të ndërpresë mandatin 4-vjeçar të kryetarëve aktualë të partisë të bashkive;
  2. Zgjedhja e drejtuesve të rinj të partisë në bashki të bëhet në përputhje me kërkesat e neneve 26 dhe 27 të statutit dhe të librit të rregullave të partisë.
  3. Brenda datës 30.04.2022, Asambleja Kombëtare e Partisë të miratojë rregullat, procedurat, kriteret për organizimin e procesit të zgjedhjes për strukturat vendore të partisë si pjesë e librit të rregullave me ndryshimet e reja në statut;
  4. Procesi i zgjedhjes së strukturave drejtuese të partisë në çdo bashki do të zhvillohet në periudhën 1 maj – 15 qershor 2022;
  5. Kryetarët aktualë të partisë së bashkive do ushtrojnë detyrat e tyre deri në zgjedhjen e kryetarëve të rinj;
  6. Ngarkohet Kryesia e Partisë dhe Sekretariati Ekzekutiv për zbatimin e këtij vendimi.

Kongresit të ditës së shtunë do t’i paraprijë mbledhja e Asamblesë së Përgjithshme të PS-së që do të zhvillohet ditën e mërkurë. Mbledhja do të mbahet pasdite dhe do të zhvillohet online në orën 17:00.

Në rendin e ditës, ndër të tjera është thirrja e Kongresit dhe miratimi i tij. Kongresi ishte parashikuar të mbahej në fund të janarit, por u shty për shkak të zgjedhjeve lokale.

Nga ai priten ndryshimet në statutin e partisë dhe rezultatet e Këshillimit Kombëtar. Rendi i mbledhjes do të jetë: Miratimi i vendimit për thirrjen e Kongresit të Partisë, ditën e shtunë, datë 09.04.2022, ora 11:00, në Pallatin e Kongreseve në Tiranë; Diskutimi dhe miratimi i axhendës së punimeve të Kongresit; Miratimi i rendit të ditës së punimeve të Kongresit; Prezantimi i Statutit të ri të partisë që do t’i paraqitet Kongresit për votim e miratim. Në kongres mësohet se do të diskutohen një sërë çështjesh.

Një pikë që pritet të diskutohet në Kongresin e datës 9 do të jetë pandemia. Këshillimi Kombëtar ka qenë një nga çështjet kryesore të angazhimeve të qeverisë “Rama”.

Në Kongres pritet të bëhen publike të gjitha rezultatet e pyetësorit. Bëhet me dije se kryesocialisti Edi Rama do të bëjë një analizë pune, analizën e deputetëve dhe qeverisë. Pavarësisht se ka deklaruar që nuk do të ketë ndryshime në qeveri pasi nuk shikon arsye, të shtunën pritet të bëjë një analizë dhe mund t’i “tërheqë veshin” ministrave të tij, të cilët kanë pasur problematika. Një tjetër pikë që pritet të diskutohet është dhe prioriteti i qeverisë “Rama” për 3 vitet e ardhshme.

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *