Kujdes! Konfirmohet prezenca e varianteve të reja të Omicron në Shqipëri, BA1 dhe BA2

Është konfirmuar  në Shqipëri  prezenca e variantit BA1 mutacion i COVId-19 . Lajmin e  ka bërë të ditur Instituti Shëndetit Publik në njoftimin për media. ISHP deklaroj se ka ardhur pas marrjes së përgjigjes së analizave nga laboratori i referencës në Gjermani dhe mësohet se kemi edhe prezencë në qarkullim të BA2. Nga totali i 556 mostrave  aktualisht sundon varianti BA1 i Omikron. Gjithashtu në një përqindje shumë të ulët dhe qarkullim të variantit delta.

Deklarata e Plotë:

Instituti Shëndetit Publik: Konfirmohet prezenca e varianteve të reja në vend BA1 i Omikron dhe BA2. Instituti Shëndetit Publik informon qytetarët se në vendin tonë është konfirmuar prezencë në qarkullim e varianteve BA1 i Omikron dhe të BA2.

Nga laboratori i referencës në Gjermani, jemi informuar me prurjen e përgjigjeve të mostrave të dërguara për sekuencim, ku nga totali i 556 mostrave ka rezultuar se sundon varianti BA1 i Omikron, por kemi edhe prezencë në qarkullim dhe të BA2. Gjithashtu në një % shumë të ulët dhe qarkullim të variantit delta.

Sipas të dhënave rezulton prezenca si më poshtë:

86%(476) janë mostra BA1

8.3%(46) janë mostra BA2

3% (18) janë mostra delta

Shpërndarja e rasteve BA2 është më e lartë në komunitet krahasuar me rastet spitalore. Siç ka ndodhur dhe në vendet e tjera ka gjasa që ky variant të kaloje në një variant dominues kundrejt varianteve të tjera për shkak të trashëgueshmërisë së lartë.

Instituti Shëndetit Publik, ju bën apel të gjithë qytetarëve të vaksinohen ndaj COVID-19 pranë qendrave shëndetësore ose pikave të përqendruara të vaksinimit.

Për mbrojtjen e shëndetit është i rëndësishëm vaksinimi me të treja dozat e vaksinës anti COVID.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *