Për plagosjen e Nuredin Dumarit në Elbasan kanë dalë detaje të reja pavarësisht deklaratës së tij “memece” se nuk kishte arritur të shquante dot autorët që i kishin bërë atentat.
Sipas dinamikës që japin gazetarët e kronikës së zezë për lidhur me natën e 29 marsit, ditë kur 39-vjeçari u has me kundërshtarin e tij më të madh, që dikur e kishte shok, Talo Çelën.
Ku po shkonte Dumani?
Nuredin Dumari, vrasësi serial që për policia ishte në kërkim dhe nuk kishte arritur ta kapte, ishte nisur për në Papër, për të eliminuar një person që njihet si një mik i afërt me Talo Çelën.
Person që deri më tani është identifikuar si një biznesmen në Elbasan, i cili mban inicialet E.K., e që ka nisur të ruhet nga Policia.
Në pamundësi për të vrarë Talo Çelën kishte si objektiv për të eliminuar të gjithë krahët e tij, megjithatë nuk ia doli kësaj here. Dumani po shkonte drejt një prite pasi u tradhëtua nga të besuarit e tij, pasi nuk e dinte që në makinë me objektivin e tij do të ishte dhe Talo Çela.
Sipas të dhënave, në momentin që Dumani është afruar tek objektivi, në atë moment është hapur zjarr ndaj tij, pikërisht në atë moment nuk është ndalur as breshëria e plumbave ndaj tij. Nga shkëmbimi i zjarrit, Nuredin Dumani mbeti i plagosur, ndërsa para hetuesve nuk ka dhënë emra, por flet për 5-6 persona, fytyrat e të cilëve pretendon se as nuk i ka vënë re në momentin që e kanë qëlluar. Pavarësisht plagës së rëndë që kishte në kurriz, Nuredin Dumani mundi të arratisej drejt Fierit, por sërish u tradhëtua! “Ushatarët” e tij kanë telefonuar Policinë duke i dhënë adresën e pallatit ku ndodhej Dumani, por jo katin, duke ia vështirësuar pak punën forcave RENEA.
Çela dhe Dumani janë prej gati 2 vitesh në një armiqësi të përbetuar që ka nisur pas vrasjes së mikut të ngushtë të Nuredin Dumanit, Klevis Kapllanaj. Vrasja e Kapllanajt solli ndarjen e dy të fortëve të Elbasanit, dhe që nga 17 shtatori i 2020-ës kur në Elbasan u vra vëllai taksist i Talo Çelës, Bujar Çela, të dy nuk i bashkon më asgjë. Dumani akuzon Çelën si të përfshirë në vrasjen e shokut të tij dhe në shenjë armiqësie dyshohet se i vrau të vëllain. Nga këtu ka nisur një betejë mes dy ish-miqve!