Video e rëndë/ Polici qëllon për vdekje 13-vjeçarin, teksa ai ngre duart lart

Janë shtuar sërish tensionet në Çikago pasi publikimit të një videoje në të cilën një oficer qëllon një 13 vjeçar, duke e lënë atë të vdekur. Në video shihet polici duke ndjekur djalin e quajtur Adam Toledo, në një rrugice duke e urdhëruar të ndalet dhe të hedhë poshtë armën që mbante në dorë. Pamjet e kamerave të trupit tregojnë policin duke bërtitur përpara se të qëllonte 13-vjeçarin, i cili ndërsa ngre duart goditet me plumb në gjoks në 29 mars.

Djali nuk duket se mban një armë në sekondën kur u qëllua, por videoja e policisë tregon një pistoletë afër vendit ku ai ra. Protesta të vogla u mbajtën të enjten në mbrëmje rreth Çikagos, disa orë pasi kryetari i bashkisë bëri thirrje për qetësi. Ai e konsideroi videon “torturuese dhe pikëlluese”. Publikimi i videos vjen pas të shtënave fatale të policisë në 11 prill ndaj Daunte Wright nga një oficer në një periferi të Minneapolis.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *