Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovë Ramush Haradinaj është pritur në Tiranë nga Kryeministri i vendit Edi Rama.
Vet Rama ka hedhur momente dhe pjesë nga ky takim, ku i ka “dhuruar” shikime të ëmbla Ramush Haradinaj-t.
Faktikisht është hera e parë pas përplasjes që kanë pasur mes njëri-tjetrin me një padi për shkak të mosmarrëveshjeve te se kaluarës.
Permes një postimi në “Facebook”, Haradinaj shkruan se me Ramën kanë diskutuar edhe për projektin e hekurudhës Prishtinë-Durrës, si dhe për dhënien e dyshtetësisë mes vendeve.
Haradinaj dhe Rama kanë diskutuar për bashkëpunimin mes Kosovës dhe Shqipërisë në ekonomi, infrastrukturë dhe siguri e politikë të jashtme, njofton Haradinaj.
“Bashkëpunimi mes Kosovës dhe Shqipërisë në ekonomi, infrastrukturë, siguri e politikë të jashtme, ishin temat kryesore të takimit të sotëm me Kryeministrin Edi Rama. Bashkëbiseduam gjithashtu për projektin e Hekurudhës Prishtinë – Durrës si projekt i domosdoshëm për të dyja vendet, si dhe dhënien e dyshtetësisë për qytetarët tanë. Falënderova Kryeministrin Rama për ndihmën e shtetit shqiptar gjatë krizës energjetike në Kosovë dhe shpreha nevojën e gjetjes së mënyrave të bashkëpunimit të ngushtë mes dy vendeve në këtë kohë aspak normale”, ka shkruar ai.