Zjarr i madh në Rodos të Greqisë, nis evakuimi i banorëve përreth, mbyllen shkollat

Një zjarr në komunitetin e Soronit në Rodos të Greqisë dhe për shkak të erërave të forta që mbizotërojnë duket se po merr përmasa të mëdha.

Sipas Portothema, në vendngjarje kanë mbërritur forca të forta zjarrfikëse pyjore ndërkohë kryetari i Bashkisë së Soronit, Manolis Boniatis, theksoi se tashmë është lëshuar një njoftim për evakuimin e një pjese të fshatit për të ulur rrezikun.

Sipas Brigadës së Zjarrfikësve, 10 automjete, 29 zjarrfikëse, një seksion për këmbësorët dhe dy topa po punojnë për shuarjen e zjarrit.

“Kryetari dhe Këshilli i Komunës së Soronit kërkojnë nga banorët që të evakuojnë menjëherë fshatin e vjetër për shkak të një zjarri që po i afrohet vendbanimit. Posaçërisht duhet të ndihmohen edhe të moshuarit, nga ata që mund të ndihmojnë”.-thuhet njoftim

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *