Detaje të reja janë mësuar nga shpërthimi me eksploziv në oborrin e një banese në Mamurras të Kurbinit. Rasti në fjalë është shënuar mbrëmjen e djeshme, rreth orës 21: 45 minuta të së enjtes, ndërsa objekt i sulmit me lëndë plasëse ishte banesa e biznesmenit Shpëthim Ndreca.
Ky i fundit rezulton të jetë vëllai i një ish-prokurori, ndërsa është pronar i një fabrike mielli dhe një stalle derrash pranë banesës së tij. Për të hedhur dritë mbi këtë rast, janë sekuestruar kamerat e sigurisë të disa bizneseve në zonë, për të parë lëvizjet para dhe pas ngjarjes.
Hetimet në lidhje me ngjarjen janë përqëndruar tek ndonjë konflikt që mund të ketë pasur Ndreca gjatë kohëve të fundit, apo dhe në të kaluarën e tij.